Flash News

Ditari i Opozitës

Aksi Qukës-Qafë Plloçë, Shehu: Rama ende inauguron projektet e Berishës

Aksi Qukës-Qafë Plloçë, Shehu: Rama ende inauguron

Ish-zëvendësministri demokrat, Sherefedin Shehu ka reaguar pas inaugurimit të aksit Qukës-Qafë-Plloçë sot nga qeveria Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu shkruan se kryeministri Rama është ende duke inauguruar projektet e Sali Berishës.

Ish-deputeti demokrat shton se projekti filloi në vitin 2009 dhe kur Rama erdhi në pushtet, puna vazhdonte në shumë pjesë të rrugës.

Më tej, ai shkruan se prej asaj kohe për Ramën vlera e rrugës është trefishuar. 

"Edi Rama Akoma Inaguron Projektet e Berishës
Sot e pamë me gjithë shpurën e tij duke inaguruar për të 10-ën herë rrugën Qukës - Qafë-Plloçë. Financimi i kësaj rruge është negociuar me Bankën Islamike për Zhvillim në 2008 dhe projekti ka filluar në 2009.

Rama erdhi në pushtet në 2013 kur puna vazhdonte në shumë pjesë të rrugës dhe po e inaguron në 2025, ose pas 12 vitesh. Ndërkohë vlera e rrugës është 3-fishuar dhe tendera të tjerë janë bërë edhe ribërë. Për Ramën më të rëndësishëm janë tenderat", shkruan Shehu.

Aksi Qukës-Qafë Plloçë, Shehu: Rama ende inauguron

Të fundit