Flash News

Ditari i Opozitës

Aksidenti i rëndë në Tiranë, reagon Këlliçi: Burimi është xhungla urbane që nuk administrohet

Aksidenti i rëndë në Tiranë, reagon Këlliçi:

Aksidenti i autobusit të Unazës në zonën e Shallvareve ishte mjaft i rëndë, ku 9 makina u përplasën me njëra tjetrën duke lënë pas shumë dëmtime dhe disa të lënduar. Në lidhje me këtë incident ka reaguar Belind Këlliçi.

Deputeti i Partisë Demokratike dhe kandidati për kreun e Bashkisë së Tiranës u shpreh se burimi i aksidentit është xhungla urbane me 1 milionë banorë që nuk administrohet.

REAGIMI I PLOTË:

Uroj me zemër shërim të shpejtë për të lënduarit në aksidentin e sapondodhur! Jo një autobus, por krejt Tirana ka dalë nga korsia. Standardet e transportit publik kanë përfunduar me kohë në Lanë.

Një autobus i lyer jeshil nuk ka lidhje me konceptin e transportit të gjelbër.

Burimi i aksidentit është xhungla urbane me 1 milion banorë që nuk administrohet, që nuk shtohet me rrugë por vetëm me pallate. Janë ndërruar autobusët dhe kompanitë. Ndërroni edhe timonierin.

Të fundit