Flash News

Ditari i Opozitës

Aksioni opozitar, Berisha nuk e përjashton si opsion grevën e urisë

Aksioni opozitar, Berisha nuk e përjashton si opsion grevën e

Dy ditë më parë, kreu i demokratëve Sali Berisha njoftoi nisjen e aksionit opozitar si një përgjigje ndaj qeverisë Rama.

Qëndresa e paralajmëruar nisi dje nga Parlamenti ku deputetët e opozitës bllokuan seancën plenare duke zënë karriget e ministrave.

Sot nga selia blu, Berisha nuk e përjashtoi mundësinë e një greve urie. Ai tha se beteja nisi që kur Rama vendosi të asgjësojë opozitën.

“U përmend. Ka gatishmëri, është një opsion, kjo është një betejë. Ne e kemi nisur kur ai na asgjesoi ne në parlament”, tha Berisha.

Të fundit