Flash News

Ditari i Opozitës

Aksioni opozitar, Korreshi: Njerëzit duan akte të forta dhe konkrete nga ne

Aksioni opozitar, Korreshi: Njerëzit duan akte të forta dhe konkrete

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është shprehur se populli opozitar kërkon akte të forta.

Sipas tij, qytetarët duan të dinë, nëse deputetët e PD-së janë duke bërë vërtetë opozitë apo kanë marrë tendera.

‘Njerëzit sot duke parë këtë lloj amullie që kemi ne si PD në momentin aktual, kërkojnë nga ne akte të forta të cilat janë akte konkrete për të kuptuar a jemi opozitë, apo kemi marrë të gjithë nga një tender aty brenda.

Nëse nuk japim shembull konkret ne të gjithë si deputetë opozite, për të bërë akte të forta në parlamentin shqiptar që të vendoset legjitimiteti, nuk kanë se si të na ndjekin ne njerëzit jashtë për të gjithë atë që po vuajnë.

Pavarësisht akuzave, hajdutërisë e çfarë po bëjmë, ne duhet të na jepet mundësia që këtë hajdutëri ta hetojmë aq sa na e lejon ligji, mbi TIMS, McGonigal, e me radhë. Ne na e jep të ligji të drejtën për të hetuar, ata duan të mbrojnë hajdutërinë.

Po të marrim skemën e IPARD 2 dhe 3, kemi vetë institucionet e BE që kanë bërë hetime dhe kanë thënë se i kemi pezulluar fondet për shkak të korrupsionit. Atëherë ne a na lind e drejta që të hetojmë se ku shkuan këto fonde, si u bënë vila private me fondet e domates, specit apo trangullit dhe plasmasit të serave. Si u bënë këto vila në Palasë.

Patjetër që kemi nevojë ti hetojmë, që shqiptarët të dinë se ku shkojnë taksat e tyre. Ne vërtetë nuk mund ti arrestojmë por kemi të drejtë ti zbardhim këto afera dhe do ti zbardhim’, tha Saimir Korreshi në SYRI TV.

Të fundit