Flash News

Ditari i Opozitës

Aksioni opozitar, Lela: Gozhda e fundit në arkivolin e asaj që mund të diskutohej mes palëve

Aksioni opozitar, Lela: Gozhda e fundit në arkivolin e asaj që mund

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela, foli për aksionin opozitar nisjen e të cilit e njoftoi më herët kryedemokrati Sali Berisha, nga takimi me strukturat e Tiranës.

I ftuar në Task Force në SYRI TV, Lela tha se mazhoranca i mbylli të gjitha shtigjet dhe vendosja e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, ishte “gozhda e fundit”.

Lela deklaroi se nuk janë djegur format e radikalitetit, por mundësitë përmes një apo disa personave.

“U mbyllën të gjitha shtigjet. Kjo është një mënyrë, pasi PD i bëri të gjitha demarshet nëpërmjet aksioneve publike për të ndërtuar urat e mundshme të komunikimit me atë që lejon parlamentarizmi dhe s’ka pse ta lejojë apo ti kërkohet qeverisë dhe të gjitha këto ura u hodhën në erë nga mazhoranca. Pra kërkesat për të ngritur komisionet parlamentare të refuzuara me radhë dhe përherë përjashto komisionin e inceneratorëve. Kjo ishte gozhda e fundit në arkivolin e asaj që mund të diskutohej mes palëve.

Tentativat e mëhershme të gjithë i dimë. Përpjekja dhe në fakt edhe vula mbi atë që duhet të ishte vullneti i opozitës për ta caktuar kryetarin e koalicioni garues në zgjedhjet e fundit, u zhndërrua në një vendim të qorrollepsur qorrazi dhe arbitrar të shumicës duke e caktuar ata kryetarin e koalicionit.

E njëjta me kryetarin e PD-së me kryetarin e opozitës e njëjta përpjekje e kthyer në vendim tashmë për ti caktuar opozitës se cilët janë ata të cilët do të përfaqësojnë opozitën e vërtetë në komisionet parlamentare e kam fjalën për reformën zgjedhore. Pra urat janë hedhur në erë dhe drejt urave të reja nuk shkohet tjetër përveç se me radikalitet dhe këtu qëndron dhe momenti dhe lidhja e momenteve që u ndesh në deklaratën e zotit Berisha po ashtu edhe të kryetarit të grupit parlamentar zotit Bardhi.

Unë nuk mendoj se janë djegur format e radikalitetit, jo, janë djegur mundësitë përmes një apo disa personazheve. Por këto forma radikaliteti që janë bërë nga aktorët që e kanë provuar dhe ne e kemi plagë atë që ka kaluar opozita me çadrën me bojkotin, që u filluan dhe u shitën si aksione dhe u përfunduan në emisione, kjo po por aktorët janë të tjerë dhe kemi të bëjmë me Sali Berishën dhe jo Lulzim Bashën dhe kemi të bëjmë me kulmimin e një aksioni politik që filloi me foltoret, rithemelimin e me rradhë. Nuk janë as aktorët, as qëllimet, as situatat as konjoktura politiko-shpirtërore e personazheve, pra format mund të jenë të njëjta por përfundimet nuk kanë sesi”, tha Lela.

Të fundit