Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat ndaj Berishës, Noka: SPAK, një shërbëtor i regjimit

Akuzat ndaj Berishës, Noka: SPAK, një shërbëtor i regjimit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka doli në një deklaratë për media pas mbledhjes së Kryesisë. Noka u shpreh se aksioni i SPAK për çështjen ‘Partizani’ është sulm politik.

 “Vendosi të thërrasë këshillin kombëtar i cili do të shqyrtojë më tej këtë situatë të paprecedentë ku montohet një akuzë  e gjitha politike ndaj kreut të opozitës me qëllim likuidimin e opozitës dhe më pas këshilli kombëtar do të marrë vendimet e duhura.

Përballë një regjimi ka vetëm një rrugë këtu për mua si person: Mosbindja civile për ta shbërë nga rrënjët një regjim kriminal korruptim.

Në një moment që kushtetuta shkelet me këmbë, nuk trajtohet si themeli i një shteti, në atë vend nuk ka më demokraci. Në momentin kur ngre një akuzë tërësisht politike pa  e bazuar në asnjë nen të kodit penal  tregon që ky organ është shërbëtor i regjimit  dhe nuk është shërbëtor i ligjit dhe Kushtetutës", u shpreh Noka.

Të fundit