Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat për Berishën, Baçi: Politikë e Ramës për të eliminuar opozitën!

Akuzat për Berishën, Baçi: Politikë e Ramës për

Deputeti i PD-së, Luan Baçi është shprehur se akuzat e SPAK për liderin e djathtë Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin janë mënyrë e Ramës për të shantazhuar opozitën .

“Sa herë opozita, bashkohet duke sakrifikuar dhe e ngre aksionin opozitar në një nivel të lartë, duke rrezikuar pushtetin e të korruptuarve, menjëherë thirren në ndihmë patericat e Ramës dhe goditet opozita!”, shkruan deputeti i PD.

Postimi i plotë:

Strukturë e posaçme politike e Rames, per të shantazhuar dhe eliminuar opozitën!

Zyrtarisht në diktaturë!E tha i korruptuari “s’keni parë gjë akoma” dhe nuk ndalet në marrëzitë e tij!

Sa herë opozita dhe Partia Demokratike, tejkalon pengesat artificiale dhe të jashtëligjshme të vendosura nga Rama, sa herë opozita, bashkohet duke sakrifikuar dhe e ngre aksionin opozitar në një nivel të lartë, duke rrezikuar pushtetin e të korruptuarve, menjëherë thirren në ndihmë patericat e Ramës dhe goditet opozita!

Të fundit