Flash News

Ditari i Opozitës

Alimehmeti: Jemi përballë një kanceri korrupsioni, kemi vetëm dy mundësi

Alimehmeti: Jemi përballë një kanceri korrupsioni, kemi

Mjeku i njohur, i cili kandidoi për të përfaqësuar opozitën në përballjen e 14 majit për Tiranën, Ilir Alimehmeti thotë se vendi është përballë një kanceri korrupsioni.

Në fjalën që mbajti në protestën e opozitës, ai tha se qytetarët kanë dy mundësi: të qëndrojnë dhe të përballen duke u mbështetur në rrënjët tona, ose të shpërndarjen.

“Pse jemi ne këtu? Pse vendosëm të sfidojmë muajin më të ftohtë të vitit? Se nuk ka vend më të ftohtë se konaku bosh, se shtëpia bosh. Ku na ikën njerëzit tanë familjarët, miqt?. Se në fund fare çfarë i mbetet prindit po i iku fëmija? Çfarë i mbetet Shqipërisë po i iku rinia? Pse jemi ne këtu zgjodhëm muajin më të ftohtë?

Se nuk ka vend më të ftohtë sesa zemra e këtyre. Ia njohim zemrën atyre, se e dimë që s’ka asgjë brenda tyre. Ngrohtësinë e kanë vetëm xhepin e tyre, ftohtësinë e kanë për ne, sëmundjen e kanë për ne dhe ndaj këtyre sëmundjeve askush prej nesh dhe askush nga ata nuk shpëton dot.

Askund! As në shtëpi, as në zyrë, as në rrugë, as në fusha, as në mal. Jemi vënë përballë një kanceri korrupsioni. Ka shkuar edhe ky tashmë edhe ndërkombëtar në nivele të frikshme. Jemi përballë një hemorragjie nga shpopullimi. Jemi vënë përballë një humbje, një pagjumësie nga sistemi i gjyqsisë. Sistemi i gjyqsisë është shurdh ndaj gjithë këtyre sëmundjeve.

Ne kemi dy mundësi miqtë e mi. Kemi mundësi të qëndrojmë të lpërballemi, mbështetur mbi rrënjët tona të forta, të shëndosha, krenare. Apo kemi mundësinë të largohemi si gjethet e shpërndara nga stuhia.

Mirëpo, jo. Ne kemi vendosur të qendrojmë. Të përballemi dhe të mos largohemi, por të largojmë ata që janë shkaktarët e të gjithë këtyre sëmundjeve. Kemi vendosur ta marrim fatin tonë në dorë vetë. Kemi vendosur ta marrim fatin e Shqipërisë në dorë vetë.

Do i luftojmë këto viruse në çdo zyrë, në çdo institucion, në çdo rrugë, në çdo shesh, kudo ku të jenë, sepse ata nuk ikin vetë. Ikin vetëm po t’i heqim ne.

Ne jemi sistemi imunitar i  Shqipërisë. Ne mund ta bëjmë këtë!

Se në fund fare, pavarësisht se çfarë pjesë e pemës jemi rrënjë, degë, trung, gjethe, nuk ka rëndësi. Është po e njëjta pemë që po rreh stuhia.

Mirëpo, stuhia më e fortë rrahu, po rrënjët tona mbajtën. Trungu jonë u forcua. Degët u shtuan. Dhe tani që po vjen pranvera. Do vijë gjelbërimi dhe gjallëria. Do vijë fitorja për Tiranën. Do vijë fitorja për Shqipërinë”, tha Alimehmeti.

 

Të fundit