Flash News


Ditari i Opozitës

Alizoti për skandalin ‘McGonigal’: Rama është burracak, të përballet ose të dorëhiqet

Alizoti për skandalin ‘McGonigal’: Rama është

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti komentoi mungesën e Ramës në Parlament në interpelancë për skandalin “McGonigal”.

I ftuar në studion e “Kjo Javë” në News 24, Alizoti tha se Rama ka dezertuar nga detyra e tij dhe i mbetet ose të përballet ose të japë dorëheqjen.

Alizoti e quajti Ramën një burracak.

“Kam humbur çdo respekt për këtë person. Nuk është politika. Është në një vend që mund të përballet me kriza dhe mund të zgjedhë të ikë. Është dezertim në detyrë. Është turp, për të qeshur e për të qarë që kryeministri nuk vjen në Parlament, nuk vjen në detyrë.

Është burracak. Nuk je vetëm për të shpërndarë tendera e për të shijuar postet. Ky mund të jetë nga ata që futet poshtë tavolinën. Ose duhet të përballohet kriza ose jep dorëheqjen. Nuk mund të braktisësh detyrën. Kjo nuk ndodh as me diktatorët. Ky nuk ka asnjë timbër për të qenë edhe diktator se duhet të jesh kurajoz”, tha Alizoti.

Të fundit