Flash News

Ditari i Opozitës

Ankimimi i PD, Bylykbashi: Rama përdor Kuvendin për të cenuar përfaqësimin e opozitës

Ankimimi i PD, Bylykbashi: Rama përdor Kuvendin për të cenuar

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka folur për mediat nga Kuvendi, ku Garda nuk i ka lejuar deputetët të hyjnë në seancë plenare.

Bylykbashi tha për mediat se PD ka ankimuar vendimin e marrë nga Komisioni i Etikës për përjashtimin e demokratëve dhe deri në shqyrtimin e kërkesës, në bazë të rregullores duhet të lejohen në seancë plenare.

Deputeti tha se Rama është duke e përdorur Kuvendin për të cenuar të drejtat e përfaqësimit të opozitës.

“Është bërë ankim në byronë e Kuvendit, pasi janë ndëshkuar në mënyrë të paligjshme dhe detyron menjëherë të pezullojë vendimin. Edi Rama po e përdor parlamentin duke cënuar të drejtat parlamentare, për të shmangur vëmendjen nga afera e shëntuar McGonigal.

Deri në marrjen e vendimit nga Byroja e Kuvendit, deputetët kanë të drejtë të hyjnë në seancë. Pra, kryetarja e Kuvendit ka detyrim të respektojë ligjin dhe të lejojë deputetët të hyjnë brenda. Në të kundërt, Rama është duke e përdorur Kuvendit për të cenuar të drejtat e përfaqësimit të atyre që na kanë votuar për të ngritur kërkesën për një komision hetimor për aferën MCGonigal.

Është një sthuhi që është ngritur kundër Kryeministri, një aferë që ka turpëruar dhe kërkon që të dalin jashtë të gjitha ato lidhje kriminale. Kryeministri kërkon të zbrazet salla e parlamentit nga opozita. Ne kërkojmë që Byroja të marrë në shqyrtim kërkesën tonë”, tha Bylykbashi.

Të fundit