Flash News

Ditari i Opozitës

Argita Malltezi 'thyen' heshtjen, u përgjigjet akuzave të lidhura me privatizimin e ish-kompleksit Partizani

Argita Malltezi 'thyen' heshtjen, u përgjigjet akuzave të

Pas akuzave të ngritura nga SPAK lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, Jamarbër Malltezit iu dha masa e sigurisë “arrest me burg”.

Për herë të parë, bashkëshortja e tij Argita Malltezi, do të flasë për akuzat dhe procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Në “Top Story”, përballë Grida Dumës, Malltezi do të flasë për raportet me babain e saj kreun e demokratëve Sali Berisha dhe akuzave se kanë përfituar para nga privatizimi.

Jamarbër Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit teksa priste bashkëshorten e tij të kthehej nga Gjermania. Malltezi akuzohet se ka përfituar nga privatizimi i ish-kompleksit, në një kohë kur ai është trashigmtar i familjes Begeja.

SPAK nisi hetim edhe për kreun e demokratëve, Sali Berisha, ndaj të cilit caktoi masën "detyrim paraqitje" pa e njoftuar dhe pa kërkuar miratim nga Kuvendi.

Të fundit