Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Malltezit, Paloka: Akti final i luftës që po bën Rama për eliminimin e opozitës

Arrestimi i Malltezit, Paloka: Akti final i luftës që po bën Rama

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka tha se arrestimi i Jamarbër Malltezit dhe masa ndaj Berishës, janë një akt finalizimi të gjithë luftës që Rama po bën për të shkatërruar opozitën.

Në një lidhje për Ora News, Paloka tha se pas bashkimin të opozitës Rama e gjeti veten pa zgjidhje dhe ndërmori një akt të tillë duke arrestuar Malltezin.

Paloka tha nga ana tjetër, se SPAK po diskretiton veten.

Paloka: Ajo që ndodhi dje është e qartë për të gjithë që kanë njohu për politikën, ishte një akt në finalizim të gjithë luftës që po bën Rama për eliminimin e opozitës në vend. Një akt që erdhi të shtunën në darkë, pas dy herëve pasi grupi parlamentar i PD-së bllokonte parlamentin dhe protestave që do të rrëzonin regjimin.

Që në parlament Rama e pa se nuk kishte më lëvizje boshe, sepse më parë nuk e kemi bllokuar seancën, ku ata vazhdonin punën e tyre normalisht. Bashkë me bashkimin e grupit kanë dhënë efekt te Rama dhe kanë sjellë atë që ndodhi mbrëmë; arrestimin e dhëndrit të Berishës. E gjitha është një farsë dhe u dhanë faktet nga Berisha, ndërsa SPAK po e diskretiton veten me këto. SPAK është bërë vegël e politikës së Ramës.

Të fundit