Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Malltezit, reagon Departamenti i Mjedisit në PD: Hakmarrje politike se denoncoi aferat e qeverisë

Arrestimi i Malltezit, reagon Departamenti i Mjedisit në PD: Hakmarrje

Departamenti i Mjedisit në PD e ka cilësuar një hakmarrje politike arrestimin e kreut të këtij sektori, Jamarbër Malltezit.

Në një deklaratë, departamentit thekson se arrestimi i Malltezit ka qellim, vec te tjerash, mbytjen e fjalës së lirë opozitare për tëfshehur abuzimet e përditshme te kësaj maxhorance.

Ne gjykojmë se ndalimi i Prof. Jamarber Malltezi është nje hakmarrje politike, edhe për shkak te denoncimeve te mashtrimeve dhe aferave korruptive te Qeverise ne fushën e mjedisit duke filluar nga incerenatoret dhe deri tek abuzimet me burimet dhe pasuritë natyrore.

Si drejtues i këtij Departamenti z. Malltezi ka qene nje denoncues konstant dhe argumentues ne mbrojtje te natyrës dhe cilesise se jetes duke përfaqësuar zerin dhe aksionin e shoqërisë shqiptare ne kundërshtimin me te keqen.

Ndalimi i z. Malltezi ka qellim, vec te tjerash, mbytjen e fjales se lire opozitare per te fshehur abuzimet e përditshme te kesaj maxhorance te dekompozuar.

Per misionin tone dhe ne mbështetje te Jamarbrit ne do vazhdojmë te denoncojmë cdo afere te pushtetit ne cdo veprim dhe sjellje qe ndotin Shqipërinë dhe mbytin te vërtetën”, thuhet në reagim.

Të fundit