Flash News

Ditari i Opozitës

"Asgjë nuk na ndal", Berisha tregon se kur do të jetë kryengritja e radhës

"Asgjë nuk na ndal", Berisha tregon se kur do të jetë

Nga Foltorja me qytetarët para Kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha deklaroi se kur do të jetë protesta e radhës që do të thërrasë opozita.

Berisha tha se pas përfundimit të të gjitha proceseve në parti, do të vijë edhe kryengritja e radhës.

“Mafia nuk ka shpirt. Mafia nuk ka parime. Mafia nuk ka atdhe, nuk ka komb, nuk ka fe. Ka vetëm paranë dhe krimin, krimn dhe paranë dhe ky është regjimi i Edi Ramës.

Ndaj dhe, unë e kuptoj, të gjithë keni një pyetje në mendjen tuaj, kur është kryengritja tjetër? Ditët më të para pas përfundimit të proceseve në parti. Asgjë në botë nuk na ndal ne në misionin tonë pa larguar nga pushteti narkodiktatorin dhe regjimin e tij. Pa rikthyer në Shqipëri votën e lirë, shpresën, besimin, të ardhmen e shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Të fundit