Flash News

Ditari i Opozitës

Avokatja enveriste në GJKKO, Berisha: Harron se ka ligj që ndalon promovimin e figurës së Enver Hoxhës

Avokatja enveriste në GJKKO, Berisha: Harron se ka ligj që ndalon

Valentina Teodoresku u caktua nga GJKKO si avokatja që do të përfaqësojë kryedemokratin Sali Berisha në hetimet e nisura nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Por, avokatja në fjalë ishte një fanse e zjarrtë dhe ithtare e ish-diktatorit Hoxha, gjë që nuk e kishte fshehur as në postimet e saj në Facebook.

Berisha deklaroi se avokatja enveriste nuk e di se ka një ligj që e ndalon promovimin e figurës së ish-diktatorit Hoxha i cili kreu një infanticid duke vrarë fëmijë.

Kryedemorkati theksoi se Enver Hoxha është edhe një pasion i Ramës, ndaj edhe kanë zgjehdur një avokate enveriste në GJKKO.

“Kjo përzgjedhje kaloi në katër avokatë. I pari kishte një status që tregonte se çfarë përfaqëson, se cilit komunitet i përket. I turpëroi aq shumë kur doli statusi, sa menduan të lajnë surratin e tyre duke e larguar.

Thirrën dy avokate të tjera, të cilat kërkuan kohë, e panë se paçavurja ishte një dacibao dhe dhanë dorëheqjen. Dhanë dorëheqjen, i qëndruan profesionit të tyre. Ishin profesioniste. Pastaj gjetën enveristen e thekur, e cila harron se ka një ligj që ndalon promovimin e figurës së Enver Hoxhës.

Se promovimi i figurës së Enver Hoxhës është një krim. Se Enver Hoxha është cilësuar në një deklaratë të BE në vitin 1991, si Hitleri shqiptar i pasluftës.

Po ajo duket ditur pasionin e Edi Ramës për Enver Hoxhën, ndjehet krenare që të mbushë FB me fotot e një diktatori brutal që është i dyti në Europë pas Hitlerit, që ka kryer infanticid, vrarë fëmijë në popullin e tij me praktikat e tij.

Ndaj dhe ajo zonjë që mban ato portrete, duhet të mendojë për ata dhjetëra e dhjetëra foshnje, 38 fëmijë që vdiqën vetëm në një natë në kampin e përqendrimit në Tepelenë dhe u varrosën buzë Vjosës, në mënyrë që Vjosa të merrte trupat e tyre dhe të mos mbetej asnjë gjurmë e infanticidit monstruoz të Enver Hoxhës”, deklaroi Berisha.

Të fundit