Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Mos i kërkoni Sali Berishës të shkelë ligjin dhe Kushtetutën

Balliu: Mos i kërkoni Sali Berishës të shkelë ligjin dhe

Klevis Balliu ka komentuar për Panorama Tv vendimin e kryedemokratit Sali Berisha për të mos u paraqitur në seancën gjyqësore të thirrur nga GJKKO.

Sipas Balliut, nuk ka asnjë problem me hetimin në vetvete, por ai kërkon thjeshtë respektimin e ligjit.

Sipas ish-deputetit, njerëzit që mbrojnë Berishën janë të pakorruptuar, sepse vetë ish-kryeministri nuk është i korruptuar.

Njerëzit që mbrojnë Sali Berishën janë të pakorruptuar sepse Sali Berisha është i pakorruptuar. Të korruptuarit janë ata të cilët sot fshihen poshtë tavolinave. Keni parë qeverinë, pse hesht. S flasin dot, sepse janë të kapur, të korruptuar. Kanë vjedhur”, tha Balliu.

Sa i përket procesit të hetimit, Balliu tha se nuk mund t’i kërkohet Berishës të shkelë ligjin, pasi ai vetë është një njeri i ligjit.

Hetimi nuk ka ndonjë problem. Sarkozi, Theçer, Trump është marrë nën hetim dhe çdo njeri mund të hetohet, dhe kjo është e drejtë e SPAK dhe nëse duhet votuar në Parlament, patjetër që duhet votuar. Ai nuk mund të shkelë ligjin, respektoni ligjin. Të skelë Kushtetutën Sali Berisha?

Nëse shkelet njëherë pastaj shkelet sa herë të duan, mund të shkelët për të drejtën e pronës, të drejtën e fjalës. Mos i kërkoni Sali Berishës të shkelë ligjin dhe Kushtetutën, sepse ai është njeri i ligjit dhe Kushtetutës.”, tha ish-deputeti.

Kjo masë sigurie, sipas demokratit erdhi si sulm politik, me qëllim “zëvendësimin e mazhorancës”.

“Ai është një sulm politik, në vazhdimësi të sulmeve të tjera politike. Nuk është sulm ndaj Sali Berishës, është ndaj opozitës. Ne e dimë. Kushdo të ishte do merrte këtë sulm.

Këtu është një plan i mirëfilltë për zëvendësimin e opozitës së vërtetë me vendosjen e një narko-opozite n shërbim të një narko-qeverie. Dhe ndërkohë tek prokuroria duhet të jesh familjar i Felajt, këtej që të jesh investitor strategjik duhet të martohesh me Olta Xhaçkën.”

Të fundit