Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Rama s’e kalon çështjen McGonigal. Ka të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë

Balliu: Rama s’e kalon çështjen McGonigal. Ka të

Shefi Organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu shprehet i bindur se kryeministri Edi Rama nuk ka për ta kaluar çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal pa u marrë nën hetim nga drejtësia.

Në një intervistë për Euronews Albania, Balliu u shpreh se të përfshirë në këtë çështje janë edhe zyrtarë të tjerë.

“Kryeministri Rama nuk e kalon dot këtë dhe kjo është çështja që sapo ka filluar. Nuk e kalon dot, kjo është vetëm 1/3 në këtë moment. Të jeni të bindur që do dalin edhe të tjerë pushtetarë që kanë qenë të përfshirë sidomos në lojën e sanksioneve, të vëna këtu në Shqipëri, për “non grata” e me radhë.

Kanë qenë të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë përveç Edi Ramës dhe për këto janë marrë shuma të mëdha parash”, theksoi ai.

 

Të fundit