Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Mazhoranca duhet t’i kthehet funksionimit normal të parlamentit

Bardhi: Mazhoranca duhet t’i kthehet funksionimit normal të

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi sot se mazhoranca duhet t’i kthehet funksionimit normal në Parlament.

Bardhi shtoi se kushdo që vendos bllokimin e opozitës, do të marrë mbrapsht edhe pasojat.

“Mazhoranca duhet t’i kthehet rrugës së funksionimit normal të parlamentit. Nuk kemi synim bllokimin e punës në parlament, mirëpo vendimmarrja e Edi Ramës në tentativë për të asgjësuar opozitën, po i çon deputetët e saj në veprime ekstreme. Nuk e kemi qëllim, mirëpo nëse ke vendosur bllokimin e opozitës, duhet të marrësh mbrapsht edhe pasojat”, u shpreh Bardhi ndër të tjera.

Të fundit