Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi mbledh Grupin Parlamentar, njofton konferencë për shtyp me Berishën

Bardhi mbledh Grupin Parlamentar, njofton konferencë për shtyp me

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha do të zhvillojnë një mbledhje së bashku me grupin Parlamentar të PD-së, pranë Kryesisë së Kuvendit.

Pas përfundimit të mbledhjes pritet të flasin edhe për mediat.

Sot, në ora 13:00, në Kryesinë e Kuvendit zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Pas mbledhjes kryetari i PD, Sali Berisha dhe kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi do të japin një prononcim për mediat.”, shkruhet në njoftim.

Ky takim vjen vetëm një ditë  pasi Lulzim Basha deklraoi se ka përjashtuar Gazment Bardhin, duke shtuar se atij i përfundon anëtarësia.

Edhe më herët, Bash ka njoftuar Kryesinë e Kuvendit në lidhje me listën përbërëse të deputetëve të saj.

Në listën e përditësuar u vu re mungesa e 11 deputetëve të cilët janë përjashtuar nga Kryesia që me vendimin e marrë më 20 qershor.

Ajo që vlen për t’u sqaruar është fakti se aty nuk ishin deputetët që janë përjashtuar më parë pasi i janë bashkuar Sali Berishës dhe nuk njohin as vendimet as strukturat e saj.

Të fundit