Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi në Patos: 12 vjet keqqeverisje e Ramës kanë sjell pasoja të rënda në jetën e qytetarëve

Bardhi në Patos: 12 vjet keqqeverisje e Ramës kanë sjell pasoja

Kreu i Grupit parlamentar, njëherësh drejtuesi politik i PD për Fierin, Gazment Bardhi, zhvilloi sot një takim me qytetarët në Patos në 34-vjetorin e themelimit të degës lokale.

Sipas Bardhit, Patosi është gati për ndryshimin, ndërsa shtonm se 12 vitet e fundit keqqeverisja e Edi Ramës ka sjellë pasoja të rënda tek qytetarët.

"Patosi gati për NDRYSHIM!

12 vjet keqqeverisje të Edi Ramës kanë sjell pasoja të rënda në jetën e qytetarëve të Bashkisë Patos. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një qeveri ti trajtojë qytetarët si armiq. 

Në 34 vjetorin e themelimit të PD në Patos, demokratët të gjithë bashkë kanë vendosur të luftojnë dhe të FITOJNË!", shkruan bardhi në rrjetet sociale. 

Të fundit