Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: PD ka gati paketën me 3 nisma ligjore për kriteret e integrimit

Bardhi: PD ka gati paketën me 3 nisma ligjore për kriteret e

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, doli në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ku komentoi procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian.

Sipas Bardhit, Shqipëria po hyn në një etapë të re negociatash me BE-në, por këtë herë me më shumë kërkesa dhe më pak besueshmëri nga partnerët europianë.

Ai tha se Brukseli ka vendosur 34 kushte që prekin çështje si lufta kundër korrupsionit, patronazhimi politik, imuniteti i zyrtarëve dhe pastrimi i parave.

Gjatë deklaratës, Bardhi theksoi se Bashkimi Europian kërkon standarde të qarta demokratike dhe funksionim real të institucioneve.

“BE kërkon zgjedhje të lira, komisione hetimore funksionale dhe garë të ndershme politike”, deklaroi ai.

Në këtë kuadër, Bardhi bëri të ditur se Partia Demokratike ka përgatitur paketën e parë me tre nisma ligjore:

Shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike;
Dekriminalizimin e shpifjes ndaj gazetarëve;
Trajtimin e pastrimit të parave si vepër më vete në Kodin Penal.
Në fund, Bardhi u shpreh se procesi i integrimit nuk mund të ecë përpara pa ndryshim politik në vend.

“Negociatat me BE-në nuk mund të mbyllen pa u mbyllur kapitulli i Edi Ramës”, tha ai.

Të fundit