Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi-qeverisë: IBAR ju përgënjeshtron për zgjedhjet dhe korrupsionin

Bardhi-qeverisë: IBAR ju përgënjeshtron për zgjedhjet dhe

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me raportin IBAR të Bashkimit Europian, duke akuzuar qeverinë se po injoron qëllimisht gjetjet kritike për korrupsionin, kontratat PPP dhe problematikat zgjedhore.

Bardhi thekson në rrjetet sociale se raporti i BE-së përmend qartë sektorët më të ekspozuar ndaj korrupsionit, përfshirë infrastrukturën publike, pronat dhe prokurimet, ndërsa nënvizon edhe nevojën për zhdukjen e rrjeteve të patronazhistëve dhe garantimin e barazisë në zgjedhje.

Postimi i Bardhit:
Jua ka zbardhur media, meqë thoni IBAR nuk ka lidhje me Ballukun. E lexuat apo edhe atë bëtë sikur nuk e lexuat.
“Megjithatë, BE-ja thekson se korrupsioni mbetet i përhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe biznesit, përfshirë të gjitha degët e qeverisjes qendrore dhe vendore, si edhe institucionet, duke mbetur një çështje me shqetësim serioz. BE-ja vëren progresin e Shqipërisë për të ndryshuar dhe plotësuar më tej kuadrin e saj ligjor dhe institucional në luftën kundër korrupsionit.
BE-ja thekson se këto masa tani duhet të zbatohen me vendosmëri dhe të japin ndikim veçanërisht në sektorët më të rrezikuar nga korrupsioni, mbi të gjitha në infrastrukturën publike, kadastrën dhe të drejtat e pronësisë, doganat, administratën tatimore, arsimin, shëndetësinë, prokurimet publike dhe kontratat e Partneritetit Publik-Privat.
BE-ja fton Shqipërinë të përfundojë rishikimin dhe zbatimin efektiv të legjislacionit mbi donacionet dhe sponsorizimet, si edhe mbi financimin e partive politike, përmes një dialogu gjithëpërfshirës dhe konstruktiv ndërpartiak.
BE-ja thekson se Shqipëria duhet të bëjë progres të mëtejshëm të konsiderueshëm në parandalimin dhe luftimin e natyrës së përgjithësuar dhe të përhapur të korrupsionit. BE-ja vëren përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar kapacitetet institucionale dhe koordinimin e institucioneve të parandalimit të korrupsionit. Gjithashtu, BE-ja vëren konsolidimin e kapaciteteve operacionale dhe njerëzore”, thuhet në raportine IBAR.
Ju keni thënë s’kemi probleme me zgjedhjet, por IBAR thekson se duhen marrë masa të krijohet barazi mes palëve ndërsa shto se duhet të zhduket rrjeti i patronazhistëve.
Meqë deri tani nuk e keni dëgjuar opozitën që nuk ka thënë asnjë gërmeë ndryshe nga sa ju ka thënë BE, në IBAR, jeni të detyruar të zbatoni tani atë që ju kanë kërkuar 27 vendet e BE-së.

Të fundit