Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi 'shpërthen' para policisë: Shkoni arrestoni Ramën e Ballukun, jo qytetarët

Bardhi 'shpërthen' para policisë: Shkoni arrestoni

Tensionet janë përshkallëzuar gjatë protestës së opozitës ku policia sulmoi me gaz lotjsellës dhe ujë protestuesit të cilët po marshonin paqësisht.

Deputeti dhe kreu i PD Gazment Bardhi, është përplasur verbalisht me forcat e policisë që kishin bllokuar marshimin e protestuesve. Në një konfrontim të drejtpërdrejtë me efektivët, Bardhi i akuzoi ata për zbatim të urdhrave të paligjshëm dhe provokim ndaj qytetarëve.

Ai këmbënguli se bllokimi i protestës ishte i paligjshëm dhe i pyeti efektivët se nga kush i merrnin urdhrat. “Si zbatoni urdhërat e paligjshëm ju? Pse e bllokoni rrugën? Pse provokoni?”, tha Bardhi.

Bardhi: Edhe bulevardin e ka marrë. Po në ç'vend të botës del policia me marshallim protestë paqësore? Në cilin vend të botës pengohet protesta? Si zbatoni urdhërat e paligjshëm ju? Si pengoni një protestë të paligjshme? Nga kush i merrni urdhërat ju? Çfarë po ndodhte që ju kanë nxjerrë ju këtu? Ajo ishte protesta paqësore. Për çfarë e provokoni protestën? Ç'a po bllokon rrugën o? Pse e bllokoni rrugën? Pse provokoni? Pse provokoni? A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhëra të paligjshëm? Shkoni arrestoni Belinda Ballukun, Edi Ramën dhe ata që kanë vjedhur shqiptarët. Jo qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit.

Të fundit