Flash News

Ditari i Opozitës

Basha e përjashtoi, Bardhi: Kërkon të zhvendosë vëmendjen, 2 katet e kullës nuk i fut dot në xhep

Basha e përjashtoi, Bardhi: Kërkon të zhvendosë

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PD-së.

Në lidhje me përjashtimin e tij dhe i deputetëve të tjerë për 10 ditë nga Kuvendi, Bardhi tha se sa herë që kryeministri Edi Rama vjen në Parlament, përjashton disa deputetë të opozitës.

I pyetur në lidhje me përjashtimin që Lulzim Basha i bëri nga grupi tij, Bardhi u shpreh se Basha kërkon të zhvendosë vëmendjen që 2 katet e kullës që ai do të marrë mos ti shohin njerëzit.

"Merreni me të qeshur aktet jo serioze të kolegut Lulzim Basha. Do të zhvendosë vëmendjen. Nëse ky vendim me ndihmon që 2 katet e kullës mos ti shohin njerëzit le t’i marrë. Katet janë aty letrat janë aty.

Nuk i doli aleanca e kullave, mendoi se do bënte aleancën e të përjashtuarve. Basha  është përjashtuar nga partia me vendim të anëtarëve. Nuk ka përjashtim më të rëndë për një anëtar të një partie, për një ish-kandidat kryeministër se të të përjashtojë  anëtarësia e një partie.", tha Bardhi.

Të fundit