Flash News

Ditari i Opozitës

Basha merr tjetër vendim qesharak, ‘përjashton’ Gazment Bardhin

Basha merr tjetër vendim qesharak, ‘përjashton’ Gazment

Lulzim Basha u rikthehet vendimeve qesharake.

Këtë herë, deklaron se ka përjashtuar Gazment Bardhin, duke shtuar se atij i përfundon anëtarësia.

Vendimi i Kryesisë së PD erdhi pas shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ish-sekretari i Përgjithshëm ndaj vendimeve të organeve kolegjale të PD, shumë prej të cilave janë votuar dhe janë nënshkruar prej tij si dhe për veprime në kundërshtim me interesat politike dhe elektorale të PD, për mosnjohjen e institucioneve të dala nga vota e demokratëve.

Po ashtu dhe për ndjekjen e një agjende personale, përmes të cilës kërkon të zhvendosë PD nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar, në raport me aleatët strategjikë dhe bashkëpunimin me individët e sanksionuar si non grata, që kanë ndërmarrë një aksion dy vjeçar kundër Partisë Demokratike”, thotë Basha.

Edhe më herët, Bash ka njoftuar Kryesinë e Kuvendit në lidhje me listën përbërëse të deputetëve të saj.

Në listën e përditësuar u vu re mungesa e 11 deputetëve të cilët janë përjashtuar nga Kryesia që me vendimin e marrë më 20 qershor.

Ajo që vlen për t’u sqaruar është fakti se aty nuk ishin deputetët që janë përjashtuar më parë pasi i janë bashkuar Sali Berishës dhe nuk njohin as vendimet as strukturat e saj.

Vendimi per përjashtimet eshte marre ne fillim te 2022 dhe eshte reflektuar edhe ne qershor te 2023 te cilet nuk figurojne me si antare te KK per shkak te funksioneve si deputet.

Vendimi i përjashtimit të 11 deputetëve ishte marrë kohë më parë dhe kjo ishte pasqyruar edhe në faqen zyrtare pd.al ku në kategorinë e grupit parlamentar, sot ai përbëhet nga 30 deputetë.        

 

 

Të fundit