Flash News

Ditari i Opozitës

“Bëmë betimin më të fuqishëm pas ’46”, paralajmëron Berisha: Nuk dalim nga parlamenti pa rikthimin e pluralizmit

“Bëmë betimin më të fuqishëm pas

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se kryeministri Rama qëlloi me plumbin e radhës ndaj opozitës, duke sulmuar identitetin e saj.

Sipas Berishës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Rama e provoi të asgjësonte opozitën, të emëronte kryetarin e grupit, tentoi të dezintegronte grupin, por këto përpjekje dështuan.

Berisha shton se “ne në parlament bëmë betimin më të fuqishëm pas ’46, ne nuk dalim nga ai parlament pa rikthimin e pluralizmit”.

Berisha: Pasi dështoi me këtë aksion, Edi Rama shtiu plumbin e radhës ndaj opozitës, kësaj here në vitin 2023 ai qëlloi identitetin e saj. Opozitës me vendim gjykate ju ndalua e drejta për të përdorur logon e saj 32-vjeçare në fletën e votimit, ju ndalua vendosja e emrit të Sali Berishës po në fletën e votimit, si e si për ta zhdukur identitetin, praktikë kjo e përdorur nga nazistët në kapet e përqendrimit. Kur hebrenjve të burgosur u mohohej e drejta për të pasur një emër, atyre u caktohej një numër me qëllim shkatërrimin e identitetit të tyre, sepse nëse do të shkatërrosh një njeri, do të shkatërrosh një forcë politike në rastin tonë, zhdukja identitetin, atij ose asaj.

Edi Rama prap dështoi, sepse 600 mijë shqiptarë votuan opozitën e vërtetë, duke shpëtuar edhe njëherë Shqipërinë nga diktatura absolute. Ju rikujtoj këtu që masat e marra për farsën elektorale, Rama kishte llogaritur që ne të dilnim me një grusht votash, ose të mos merrnim pjesë fare në zgjedhje.

Ishte ky dështim i Edi Ramës që na solli ne në ditën e sotme. Nga ky agresion, opozita sigurisht që pati pasoja, por pas vështirësive që kaloi, ajo menaxhoi dhe nxiti procesin e bashkimit dhe në fund javët e kaluara ne të bashkuar, ne nisëm betejën pa kthim si opozitës deri në rrëzimin e Edi Ramës dhe kjo nisi në parlament.

E provoi edhe njëherë Edi Rama të asgjësonte opozitën, pra tentoi të na emëronte kryetarin e grupit, tentoi të na dezintegronte grupin. Të gjitha këto dështuan, ne në parlament bëmë betimin më të fuqishëm pas ’46, ne nuk dalim nga ai parlament pa rikthimin e pluralizmit.

Ky është zotimi ynë para të gjithë demokratëve shqiptarë.

Të fundit