Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: 47% e shqiptarëve janë larguar për shkak të politikave çnjerëzore të qeverisë

Berisha: 47% e shqiptarëve janë larguar për shkak të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me banorët e Degës 5 në Tiranë, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për atë që e cilësoi si një largim masiv të shqiptarëve nga vendi gjatë dekadës së fundit.

Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se sipas të dhënave të Eurostat, vetëm drejt vendeve të hapësirës Shengen janë larguar mbi 1 milion shqiptarë në periudhën 2015-2024.

“Në 10 vite, nga viti 2015 deri në vitin 2024, vetëm në hapësirën Shengen me regjistër të Eurostatit janë larguar 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Nëse kësaj shifre i shtojmë edhe ata që janë larguar drejt Kanadasë, SHBA-së, Australisë, Lindjes së Mesme, Afrikës dhe vendeve të tjera, rezulton se Shqipëria ka humbur 47% të materies së saj kombëtare,” u shpreh Berisha.

Berisha ndaloi gjithashtu te gjendja e institucioneve kulturore, duke akuzuar qeverinë për shkatërrimin e tyre për shkak të korrupsionit.

“Ne kishim një teatër kombëtar dhe sot nuk ka, përveç Teatrit të Operës, asnjë institucion kombëtar në Tiranë. I shkatërroi korrupsioni. I hëngri korrupsioni,” tha ai.

Në vijim, lideri demokrat bëri edhe një krahasim ekonomik mes vitit 2013 dhe situatës aktuale, duke pretenduar se shqiptarët kanë humbur fuqinë blerëse dhe pozicionin që kishin në rajon.

“Në vitin 2013, qytetarët shqiptarë ishin më të mirëpaguarit në rajon, madje edhe më të paguar se rumunët dhe bullgarët, të cilët ishin anëtarë të Bashkimit Europian. Sot jemi më të keqpaguarit,” deklaroi Berisha para mbështetësve të Degës 5 në Tiranë.

Të fundit