Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha akuza Ballës: Është kapur në flagrancë duke nxjerrë viza për trafik femrash për moldave

Berisha akuza Ballës: Është kapur në flagrancë duke

Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Nga Kuvendi, Berisha tha se Balla është kapur në flagrancë duke nxjerrë viza për trafik femrash nga Moldavia.

Berisha: Le të bëjmë një marrëveshje unë këtu. Cilës nga ju i ka djegur deklarata ime që unë të bëhem i sinqertë me ju.

Thoni pak, dhe unë të them, të vërtetën. Elisa, pyeti cilësi ka djegur më shumë që unë të bëj deklaratën që kërkoni. Cilës?

Po ka marrëzi si kjo mor. Unë thashë çfarë pësuat. Pse kam akuzuar McGonigal, ju i dilni zot këtu atij.

Pse me erotizmat e McGonigal doni të fshihni aktivitetin e tij, subversiv në Shqipëri. Me këto doni ta kaloni, jo nuk e kaloni ju dot me këto.

Latë nam në historinë e parlamentit.

Po ai zotëria, a e dini ju se ai ka nxjerrë viza për moldave. Është e sigurtë, të dalë të thotë jo. Po moj zonjë, po. Po mendo se edhe ajo ka një nënë ajo moldavja, një motër, një familje që ka qenë prekur.

A e futët vetë ju diskutimin në këtë temë? Ju e futët.

Ai është kapur në flagrancë duke nxjerrë viza për trafik femrash. Ai që keni ju kryetar grupi. Po mor po. Ai nuk ka të drejtë kurrë të ulet në parlament.

Të fundit