Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha akuza Ballukut: Belinda bën ligjin në PS, ka zhdukur edhe Ogertën

Berisha akuza Ballukut: Belinda bën ligjin në PS, ka zhdukur edhe

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur veçanërisht te ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Berisha deklaroi se Balluku “bën ligjin në partinë e krimit”, duke pasur ndikim brenda mazhorancës dhe në vendimmarrjet politike.

Ai shtoi se Ballukun "ka zhdukur" nga skena publike jo vetëm Spiropalin, por edhe Ogerta Manastirliun.

Berisha: Belindën, përdori Edi Rama 83 mandatet si thika krimi për t’i mbyllur dyert heqjes së imunitetit dhe arrestimit të saj, sepse ishte vetë të paktën 60 përqind më shumë se Belinda në dosjet e saj. Kështu që Belinda u mbyll, bile sot, duhet ta dini një gjë, bën ligjin në partinë e krimit dhe nuk ka si të mos e bëjë ligjin në partinë e krimit.

Nuk është rasti këtu vetëm për Spiropalin, por kërkoni pak ku e keni Ogertën. Ogerta ngriu vetëm se i tha Belinda mirë është të japësh dorëheqjen se qytetarët po na sulmojnë shumë, nuk po na presin, nuk po flasim vetëm për ty tani. Ashtu i tha ajo? Mirë. E keni parë kund nëpër ekrane? E keni parë të bëjë ndonjë deklaratë më? Ia qepi gojën. Lubia emëroi edhe Skënder Ballukun drejtor policie me shpresë se ky horr, ky kriminel në emër të policisë, të mund ta mbrojë.

Të fundit