Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha akuza Ramës: Po studion dosjen ‘Kraksi’ për t’ia mbathur

Berisha akuza Ramës: Po studion dosjen ‘Kraksi’ për

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Rama, duke deklaruar se ky i fundit po përgatit një plan arratisjeje nga vendi.

Sipas Berishës, Rama ka marrë në dorë dosjen e ish-politikanit socialist italian, Bettino Craxi, për të studiuar metodat e tij të largimit pas akuzave për korrupsion. Berisha deklaroi se prej disa ditësh, kryeministri Rama po mban në dorë "dosjen Kraksi".

Kryedemokrati i lidhi këto pretendime edhe me vizitat e fundit të Ramës në vendet e Gjirit Persik.

“Pra këtu ju i keni, prej një jave, prej ca ditësh, merr në dorë dosjen Kraksi. E morët vesh ju? Dhe miku, miqtë e mi italianë më pyesin, çfarë do ky dosjen Kraksi? Me ca pyetje shtesë. Kraksi është socialisti që ja mbathi pasi vodhi dhe u instalua në Tunizi. Po po e dini mirë ju. Edhe këto vizitat e tij nëpër vendet e gjirit druaj se kanë të njëjtin kuptim. Çfarë i duhet dosja e Kraksit? Më thoni mua ju. Si ka mundësi që ky të marrë dosjen e Kraksit tani? Më thoni pak. Ka mundësi sepse e dinë që është në rreth të kuq. Është në rreth të kuq nga shqiptarët. Shqiptarët nuk e falin atë. Është absolutisht i pashpresë. Është bërë famoz. Aktet e tij janë bërë tashmë të njohura në mbarë botën. Dhe ju thoni se po e turpëroni Shqipërinë se po e, po e, po e demaskoni Edi Ramën, po e denonconi. Po e turpëron ai vetë njeriun, Shqipërinë dhe çdo gjë, me vjedhjet e tij, me qëndrimin e tij cinik ndaj fermerëve shqiptarë”, deklaroi Berisha.

Të fundit