Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha akuza të forta: Balluku vazhdon kontrollin e institucioneve, 60% e dosjes lidhet me Ramën

Berisha akuza të forta: Balluku vazhdon kontrollin e institucioneve, 60% e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta në lidhje me çështjen “Balluku”, duke theksuar se pavarësisht deklaratave të kryeministrit Edi Rama, kjo çështje nuk është mbyllur.

Nga komunikimi ‘live’ me qytetarët, Berisha tha se Sipas Berishës, ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vazhdon të ushtrojë një pushtet të madh në prapaskenë, duke vepruar si një “kryeministre në hije”.

Kryedemokrati theksoi se Balluku ajo viziton çdo ditë ministritë dhe agjencitë që ka drejtuar më parë, me qëllim vazhdimin e kontrollit dhe ndryshimin e dokumenteve.

Berisha deklaroi se dosja hetimore për Ballukun implikon drejtpërdrejt kryeministrin.

Berisha: Siç po e shihni, deri tani nuk ka asnjë vendim konkret pas deklaratës së Edi Ramës se çështja Balluku u mbyll. Ajo që ndodh, po ndodh, është, Balluku si kryeministër në hije. Balluku vendimmarrësi kryesor në partinë e krimit. Balluku çdo ditë shkon në ministri dhe në agjencitë që drejtonte më parë për të vazhduar drejtimin e tyre dhe për të ndryshuar dokumenta. Lubia është bërë tmerr për deputetë dhe drejtues të Partisë Socialiste, nuk guxojnë t'ia përmendin emrin. Ajo ka rivendosur, rikthyer Oltion Bistrin si koordinator kryesor të karteleve të drogës dhe organizatave kriminale. Çka do të thotë ka rivendosur rrjetin e regjistrimit të kundërshtarëve që i duhet asaj dhe Edi Ramës, vendas dhe të huaj.

Pra, de facto, nuk ka një zhvillim konkret në drejtim të Lubi Ballukut dhe Edi Ramës, mbasi nuk duhet harruar se 60% e të gjithë materialeve në dosje Balluku janë për vetë Edi Ramën. Janë vila e stërvila të tëra, pasuri përrallore që i ka vendosur në emra të ndryshëm një mafie shqiptare ndërkombëtare e angazhuar në këtë proces, por gjer tani nuk ka asnjë veprim. Edi Rama ju deklaroi aso kohe kur hodhi poshtë heqjen e imunitetit se çështja Balluku u mbyll. Por nuk u mbyll për ne, Muharrem. Ne jemi në këmbë dhe ne do vazhdojmë kryengritjet tona paqësore gjer në largimin e Edi Ramës. Ju jeni dëshmitarë për efektin e tyre të jashtëzakonshëm.

Të fundit