Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha akuzon Ramën: Riktheu “kafazin” në sallën e gjyqit si në kohën e diktaturës

Berisha akuzon Ramën: Riktheu “kafazin” në sallën e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po rikthen praktika të ngjashme me periudhën e diktaturës, duke iu referuar paraqitjes së ish-presidentit Ilir Meta në sallën e gjyqit brenda kafazit metalik.

Berisha tha se ky veprim përbën rikthim të një simbolike që i përket kohës së regjimit komunist dhe e cilësoi si përpjekje për të frikësuar kundërshtarët politikë dhe qytetarët.

“Ne u ndamë nga koha e kundërshtarëve në kafaz. Ajo ishte koha e Enver Hoxha, diktatorit më brutal. Ai i sillte në kafaz kundërshtarët politikë në sallën e gjyqit. E riktheu Edi Rama kafazin në sallën e gjyqit”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, kjo nuk lidhet vetëm me raportin politik mes Ramës dhe Metës, por përçon një mesazh frikësimi ndaj gjithë shoqërisë.

“Sigurisht, ai e urren Ilir Metën, por ai urren qytetarët në radhë të parë. Ai do që qytetarët të tremben sa më shumë”, u shpreh Berisha.

Të fundit