Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Arben Ahmetajn e ka arrestuar Linda Rama

Berisha: Arben Ahmetajn e ka arrestuar Linda Rama

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Arben Ahmetajn e ka arrestuar Linda Rama, bashkëshortja e Edi Ramës.

Berisha është shprehur se nuk e lejon që Linda Rama të bëjë gjah shtrigash, sepse ato faturat e hoteleve Doçit, ia ka dorëzuar ajo.

Nuk ka këtu asnjë çështje personale. Pas kësaj çështje fshihet vetëm Edi Rama.

Sepse Arben Ahmetajn e ka arrestuar Linda Rama.

Ju nuk keni të drejtë të mos rikujtoni ato që u kam thënë këtu. Edhe dje një kolegu juaj më thoshte se duket sikur po e mbron Arben Ahmetajn. Jo, absolutisht.

Po të merrni deklaratat e mia, pakkush mund të ketë më shumë deklarata se unë.

Por nuk pranoj kurrë unë, që Linda Rama të bëjë gjah shtrigash.

Atë nuk e pranoj unë.

Sepse ato faturat e hoteleve, atij gjobëvënësit, Doçit, ia ka dorëzuar Linda Rama.Këtë nuk mund të pranoj unë. Morali im nuk i pranon këto.Për të mos thënë ca gjëra të tjera. Do ketë kohë për to...”

Të fundit