Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Artan Lame ka zhdukur 13 mijë tituj pronash

Berisha: Artan Lame ka zhdukur 13 mijë tituj pronash

Kreu i demokratëve Sali Berisha deklaroi se kreu i Kadastrës Artan Lame ka zhdukur 3 mijë tituj pronësie.

Në një deklaratë për shtyp, Berisha tha se Lame do të japë llogari për vjedhjen e regjistrit digjital. Berisha tha se Rama përdori argumentet kundër tij ndryshimin e institucioneve për kthimin e pronave.

“Edi Rama dhe larot përdorën argument ndaj meje ndryshimin e institucioneve për kthimin e pronave. Në këtë rast shtoj se ishte ky model që arriti në digjitalizimin e Kadastrës. Proces të cilin pas certifikimit nga Banka Botërore, kjo e fundit e rekomandoi edhe për vende të tjera.

Në këtë Kadastër digjitale, Artan Lame dhe hajdutët e tij kanë zhdukur 13 mijë tituj me pretendimin se kishte çrregullime. Artan Lame do japë llogari për çdo titull që ka vjedhur në regjistrin digjital sepse ka një arkivë fatmirësisht”, u shpreh ai.

 

Të fundit