Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha del me një mesazh për qytetarët pak orë para protestës: Shqipëria po marshon drejt Tiranës!

Berisha del me një mesazh për qytetarët pak orë para

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka dalë me një mesazh pak orë para protestës kombëtare.  

Në një postim në Facebook, Berisha e ka cilësuar protestën që mbahet sot para kryeministrisë si “revolucion demokratik”  .

“Shqipëria po marshon drejt Tiranës! Tirana vërshon sot në rrugët dhe sheshet e saj! Rroftë Revolucioni Demokratik!”, shkruan Berisha.

 Protesta pritet të jetë masive pasi të gjitha strukturat janë vënë në lëvizje për të siguruar një pjesëmarrje sa më të lartë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.  

Protesta, e cila ka bashkuar demokratet, ka vënë në lëvizje policinë, e cila më herët njoftoi se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës ditën e sotme, që pritet të nisë në orën 12:00.

Në këtë proteste, demokratët artikulojnë drejtpërdrejtë dorëheqjen e Edi Ramës, ndryshe nga protestat e mëparshme ku largimi i Kryeministrit për demokratët thuhej se do të vinte vetëm përmes votës.

Dalja në skenë e çështjes McGonigal dhe përmendja e drejtpërdrejtë e emrit të Kryeministrit Rama në aktakuzën e ish-shefit të FBI, për opozitën është një implikim i rëndë i kreut të qeverisë shqiptare për të cilën ai duhet të largohet menjëherë.

 

 

 

 

Të fundit