Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Dënoj censurën e urdhëruar nga qeveria për raportin e Parlamentit Europian

Berisha: Dënoj censurën e urdhëruar nga qeveria për raportin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë Rama për censurë mediatike dhe kontroll të institucioneve, gjatë një konferencës me gazetarët ditën e sotme, ku komentoi raportin më të fundit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë.

Sipas tij, kjo censurë e urdhëruar nga zyra e kryeministrit, vjen në kundërshtim flagrant me interesat e vërteta, themelore dhe kryesore të qytetarëve shqiptarë.

Berisha: Së pari, denoncoj censurën thuajse të plotë, të urdhëruar nga qeveria të raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, raporti më i rëndësishëm i vitit për Shqipërinë.
Raport, i cili u miratua pas diskutimeve të gjera bazuar në faktet, dokumentet, informacionet që ky Komision disponon nga burime të shumta, por kësaj radhe bazuar në faktet, dokumentet, opinionet e mbledhura nga misioni faktmbledhës i këtij Komisioni, që vizitoi Shqipërinë dy muaj më parë.
Ky qëndrim, kjo censurë e urdhëruar nga zyra e kryeministrit, vjen në kundërshtim flagrant me interesat e vërteta, themelore dhe kryesore të qytetarëve shqiptarë.
Ky qëndrim do t’u fshehë qytetarëve shqiptarë ato të vërteta që janë jetike, që shqetësojnë sot Parlamentin Europian, shqetësojnë vendet anëtare.
Zhvillimet dhe shkarjet demokratike në Shqipëri.
Tejet e rëndë, gjatë seancës parlamentare ku deputetët e opozitës në të gjitha diskutimet e tyre trajtuan raportin, sinjalet në media u fikën si me një çelës të përbashkët dhe ato diskutime nuk u transmetuan gjerësisht si të tjerat.

Të fundit