Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha dënon dhunën ndaj gazetarit: Atentat i rëndë ndaj fjalës së lirë

Berisha dënon dhunën ndaj gazetarit: Atentat i rëndë ndaj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas dhunës ndaj gazetarit të një portali.

Berisha shkruan se dënon aktin e kryer ndaj gazetarit duke e cilësuar një atentat të rëndë ndaj fjalës së lirë. Berisha bën thirrje në emër të PD-së të merren masa për gjetjen dhe vendosjen para ligjit të porositësve dhe autorëve të këtij akti primitiv.

Postimi:

Dhunohet, goditet me sende te forta gazetari Gjergj Zefi.

Sot pasdite persona të panjohur i kanë zënë rrugën dhe kanë sulmuar me objekte të forta gazetarin Gjergj Zefi duke i shkaktuar atij lëndime serioze.

Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal mafjoz ndaj gazetarit Zefi si një atentat të rëndë ndaj fjalës së lirë dhe i uron atij shërim të shpejtë.

Partia Demokratike kërkon marrjen e çdo mase për gjetjen dhe vendosjen para ligjit të porositësve dhe autorëve të këtij akti primitiv.

 

Të fundit