Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha-deputetëve: Çdo minutë duhet t’ia kushtojmë përgatitjes së kryengritjes paqësore të 8 majit

Berisha-deputetëve: Çdo minutë duhet t’ia kushtojmë

Kreu i PD, Sali Berisha ka përcjellë direktivat e tij për deputetët lidhur me protestën e 8 majit që do thërrasë opozita. 

Duke folur nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha tha se çdo minutë duhet t’i kushtohet përgatitjes së kryengritjes paqësore të 8 majit. 

"Jemi në prag të 8 majit, një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për opozitën shqiptare dhe shqiptarët.
Ndaj dhe njëherë në mënyrën më të vendosur u bëj thirrje që çdo minutë, çdo orë t’ia kushtojmë përgatitjes së këtij akti të kryengritjes paqësore të 8 majit, si mesazhi më i rëndësishëm që ne u përcjellim shqiptarëve në kushtet kur përpiqen me çdo mjetet t’i dekurajojnë.
Përpiqen me të gjitha mjetet të mbjellin terror në grahmat e fundit.
Të dëshmojmë se ne nuk pranojmë kurrë Edi Ramën, qeverinë e tij si të ligjshme, nuk ka asnjë legjitimitet për shkak të zgjedhjeve që ka rrëmbyer, për shkak të vjedhjeve me të cilat është kapur.
Dhe, të provojmë se ne jemi zëri i ndërgjegjes së shqiptarëve dhe jemi forca kryesore integruese, forca kryesore që punojmë për të ardhmen e këtij vendi", u shpreh Berisha. 

 

Të fundit