Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha dhe Meta thirrje qytetarëve: Ejani nesër në protestë para parlamentit!

Berisha dhe Meta thirrje qytetarëve: Ejani nesër në protestë

Kreu i PD, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e ditës së nesërme të thirrur nga opozita përpara Kuvendit.

“U bëj thirrje cilitdo që ka minimumin e mundësive të lërë çdo gjë dhe të vijë nesër në orën 10 në protestë”, tha Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar.

Një tjetër thirrje ai kishte edhe për tubimin kombëtar që do të zhvillohet para kryeministrisë në datën 3, por shtoi se ky reagim nuk ka të bëjë me vendimin që do të marrë gjykata për çështjen e vulës.

"Theksoj se protesta ka vetëm një objektiv: Edi Ramën. Nuk ka të bëjë as me gjykatën dhe as institucionet e tjera."

  Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar thirrjes për qytetarët.

“Kuvendi nuk mund të jetë kurrë një zyrë noteriale për korrupsionin e Kryeministrit në largim.

Prandaj nesër, në ora 10:00, të gjithë së bashku përpara Kuvendit, në mbrojtje me çdo çmim të Republikës Parlamentare”, shkruan Meta në rrjtete sociale.  

 

Të fundit