Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Çdo kërkesë nga deputetët tanë për transparencë nga ministrat, merr një refuzim banditesk

Berisha: Çdo kërkesë nga deputetët tanë për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me strukturat e Tiranës në selinë blu.

Kryedemokrati u shpreh se mazhoranca nuk po lejon opozitën e vërtetë të jetë e pranishme në asnjë komision parlamentar.

Berisha: Sot opozita e vërtetë hyn në parlament pasi asaj nuk i lejohet më asnjë Komision Hetimor Parlamentar, e drejtë kjo Kushtetuese e opozitës. Pas komisionit parlamentar të djegëseve, ne kemi dërguar deri tani edhe 4 kërkesa për komisione hetimor parlamentare. Që të gjitha më mënyrën më antikushtetuese janë bllokuar në parlament dhe hedhur poshtë si kërkesa.

Qëndrimet ndaj opozitës në parlament kanë arritur në atë shkallë sa çdo kërkesë për transperancë e deputetëve tanë ndaj ministrave, që është gjëja më normale për tu paraqitur në komisione dhe dhënë llogari, për çka ndodh, që të gjitha marrin një refuzim banditesk dhe dërgohen përfaqësues që nuk kanë asnjë tagër. Sepse nëse thirret ministrit, rregullorja e parlamentit dhe Kushtetuta parashikon ministrin, nuk parashikon as zv/ministrin as drejtorin, por kjo nuk ndodh më.

Deputetët tanë nuk përfillen, por përkundrazi shpërfillen ndaj çdo gjëje.

Të fundit