Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Çfarë e shtyn Yuri Kim të shkojë e të mbulojë aferën korruptive të Belinda Ballukut

Berisha: Çfarë e shtyn Yuri Kim të shkojë e të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim se mbuloi aferën korruptive të zv.kryeministres, Belinda Ballukut. 

Në një takim me strukturat drejtuese të degëve 1, 3 dhe 4 të Tiranës, Berisha komentoi vizitën e ambasadores amerikane te termocentralet e lëvizshëm në Vlorë, nën shoqërinë zv/kryeministres. 

Berisha: A e dini ju ato fantazmat në gjirin e Vlorës. I kontrakton dhe i firmos pa tender, Edi Rama dhe Belinda Balluku. Shkon dhe i bekon edhe guvernatorja, Yuri Kim që hesht tani si fija e barit. Një aferë nga më korruptivet. Sa paguhet thoni ju, 90 mijë euro çdo ditë qiraja, 90 mijë euro.

Në dy vite llogariteni vetë sa do paguajmë. Dhe kjo zonja që nuk linte ditë pa dalë, pa dizinfomuar, pa gënjyer në media, nuk thotë asnjë fjalë. Po pse? Është absolutisht aferë korruptive dhe është edhe vetë e implikuar vetë aty direkt.

E thashë, nëse ne patëm të ndihmë të jashtëzakonshme nga autoritetit e SHBA në luftën ndaj korrupsionit, këto 4-5 vite kanë qenë vite të turpshme, ku zyrtarë të nivelit të lartë u bënë gjeneratorë korrupsioni të lartë në Shqipëri.

Edi Rama bërtet, nuk korruptohet Amerika dhe këtë e përdor si mburojë. Amerika nuk korruptohet, por amerikanët korruptohen. Amerikanët kanë heronj, por kanë edhe McGonigalë. Amerikanët kanë pasur ambasadorë të shkëlqyer në këtë vend, duke filluar nga ambasadori i parë, e me radhë. Por kanë pasur edhe një lloj si kjo e cila është e zhytur fund e krye në korrupsion.

Çfarë e shtyn atë të shkojë e të mbulojë aferën korruptive të Belinda Ballukut tek ato anijet fantazmë, që na gjobisin çdo ditë 90 mijë euro? Por në vend po të ishte për transparencë u thoshte ikni aty.

 

Të fundit