Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha feston sot 79-vjetorin, mesazhi i veçantë për familjen dhe mbështetësit

Berisha feston sot 79-vjetorin, mesazhi i veçantë për familjen

Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha feston sot 79 vjetorin e lindjes. Ai në një mesazh video ka shprehur mirënjohje për familjarët e tij, “që kanë sakrifikuar aq shumë për mua”.

Në mesazhin e tij të shpërndarë në faqen e tij në Facebook, Berisha nuk harron edhe miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij për ndihmën e tyre fort të çmuar që kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim.

“Sot 79 vjeç!

Miq, nis kështu një vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetes time. Lavdi Zotit, ndihem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj. Mirënjohje të pafundme, Lilit, fëmijëve, familjarëve të mi që kanë sakrifikuar aq shumë per mua, të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve që me miqësinë, bashkëpunimin, frymëzimin dhe ndihmën e tyre fort të çmuar, kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim”, shkruan Berisha.

Të fundit