Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha fton qytetarët në protestë: Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve, trajtohen në parlament me praktikë staliniste

Berisha fton qytetarët në protestë: Përfaqësuesit e 750

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi nga një deklaratë për mediat të gjithë qyettarët t’i bashkohen protestës së opozitës në orën 17:00 para Kuvendit.

Berisha tha nga selia blu se protesta e sotme shënon vazhdimin e revolucionit demokratik  dhe revoltën kundër shkelmimit të interesave të zgjedhësve shqiptarë.

“Të bashkohemi sot në ora 5, në një protestë të fuqishme para parlamentit shqiptar. Kjo protestë, që shënon vazhdimin e revolucionit demokratik, ka për qëllim madhor, ngritjen e zërit, revoltën kundër dhunimit, kundër shkelmimit të interesave të 750 mijë zgjedhësve shqiptarë, të cilët me datën 25 prill, votuan për partitë opozitare.

Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve, trajtohen në parlamentin shqiptar me praktika absolutisht staliniste, kriminale, të turpshme.

Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve shqiptarë, që kanë detyrë themelore mbrojtjen e interesave të tyre, kanë detyrë themelore, kontrollin e qeverisë dhe transparencën nga abuzimet, përjashtohen, bllokohen, iu mohohet e drejta e fjalës dhe nuk lejohen të krijojnë komisionet hetimore parlamentare si një institucion themelor i parlamentit për të bërë transparence”, tha Berisha.

Kryedemokrati i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen për t’i dhënë përgjigjen e merituar regjimit Rama.

“Qytetarë dhe qytetare, zëri juaj dhe prania juaj ka rëndësi vendimtare për demokracinë në Shqipëri. Duhet të bashkojmë forcat tona për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij regjimi që nuk meriton asnjë ditë. Ju e shihini, ata që u strukën në vrima miu në datën 11 shkurt, ata që postuan video të regjistruara kohë më parë, tani dalin nga vrima e miut ku ishin futur dhe tallen me qytetarët.

Ky është morali i tyre, karakteri i tyre. Ndaj dhe sot në ora 5, ju ftoj të gjithëve para parlamentit, të dëgjohet zëri juaj, në sallë dhe jashtë sallës, zëri i popullit opozitar”, shtoi Berisha.

Të fundit