Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Gjykata Kushtetuese u dorëzua para Rama-Veliajt, vendime e saj letra të vdekura

Berisha: Gjykata Kushtetuese u dorëzua para Rama-Veliajt, vendime e saj

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se të drejtat e shqiptarëve janë në gjendje katastrofike.

Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD dhe pak minuta para nisjes së protestës para parlamentit, Berisha cilësoi si shembull rastin e Gjykatës Kushtetuese që sipas tij është e dorëzuar përpara Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Berisha: Gjykata Kushtetuese në mënyrën më të habitshme kapitulloi përfundimisht përpara Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Kërkesës së Aleancës së Qytetarëve për të qëndruar pas vendimit të saj, gjykata ju përgjigj në mënyrën më kapitulluese, nuk kemi mjete, nuk kemi lidhje, nuk kemi ç’bëjmë dhe vendimi ynë është një letër e vdekur.
Ky shtet në organigramë, në bordero ka president Republike, ka Polici Shteti, ka prokurori, të cilat në rastin më të parë janë të detyruar të qëndrojnë me të gjithë forcën e ligjeve në mbrojtje të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, që kanë vlerën e një norme kushtetuese, kurse këtu kanë normën zero. Këto vendime këtu janë letër e vdekur.
Këtu dominon vullneti i Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bandidatëve që i paguajnë.
Solla këtë shembull për qytetarët që të kuptojnë se në çfarë gjendje katastrofike janë të drejtat e tyre në këtë vend. Për të gjithë atë të cilët bëjnë deklarata të blera ndaj këtij vendi. E vërteta është, kjo e ka katandisur këtë vend, në raport me shtetin ligjor, 4 vende nën Vietnamin komunist.

Të fundit