Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i bashkohet protestës para Kuvendit

Berisha i bashkohet protestës para Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur nga selia blu drejt Parlamentit aty ku po mbahet protesta e opozitës.

Berisha është shoqëruar nga Forumi Rinor dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD. Kryedemokrati i është bashkuar turmës së protestuesve.

Më herët, deputetët e PD-së deklaruan se kishin paraqitur kërkesën për ankimim të vendimit që përjashtonte demokratët nga seancat plenare të Kuvendit. Kërkesa u rrëzua nga Byroje e Kuvendit duke lënë në fuqi përjashtimin e tyre. Demokratët u shprehën se vendimi i marrë nga Byroja u bë në kundërshtim me rregulloren, e cila i lejonte demokratët të hynin në seancë deri në shqyrtimin e kërkesës nga Konferenca e Kryetarëve.  

Të fundit