Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: I gatshëm të paraqitem për t’u pyetur, nuk pranoj kompromise për shkeljet

Berisha: I gatshëm të paraqitem për t’u pyetur, nuk pranoj

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi nga selia blu se është i gatshëm të paraqitet për t'u pyetur, por nuk pranon të bëjë kompromise me shkeljet e ligjit.

Nga selia blu, Berisha tha për mediat se është gati të votojë Parlament ndryshimin e Kushtetutës. I pyetur për seancën që pritet të zhvillohet sot në GJKKO për të edhe pse nuk është njoftuar, Berisha tha se po konsultohet me juristë për të ndërmarrë hapat e duhur.

Berisha: Për vendimet antikushtetuese. Se bëj për vete këtë. Siç e dini ju, jam njeriu që kam dërguar në parlament ligjin i cili vendoste barazinë e plotë mes çdo zyrtari dhe zyrtarit në Kushtetutë. Këtë ligj e ktheu me forcën e kartonit Rama. Jam gati ta votoj nesër. Përderisa ky ligj është në kushtetutë, nuk pranoj asnjë kompromis për shkeljen e tij. Po konsultohem me juristë.

Besoj se mënyra ime ishte e kthjellët si kristali. Në çdo kohë unë jam i gatshëm të paraqitem për t’u pyetur dhe për ço gjë. Hajde ta ndryshojmë Kushtetutën. Po konsultohem me juristë për të ndërmarrë hapat e duhur.

Të fundit