Flash News


Ditari i Opozitës

Berisha i prerë: Në zgjedhjet e 14 majit, PD do të marrë pjesë me siglën dhe logon e saj

Berisha i prerë: Në zgjedhjet e 14 majit, PD  do të marrë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha garantoi se në zgjedhjet vendore të 14 majit, kjo parti “do të marrë pjesë në zgjedhje me flamurin, logon, siglën dhe vendimin e gjykatës”.

“Kreu i KQZ është jurist dhe unë shpresoj që si jurist, ai t’i përmbahet Kushtetutës, ligjit, vendimit të Gjykatës, që duhet të prevalojë mbi urdhrin e Edi Ramës. Në 25 mars, gjykata vendosi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Unë garantoj se PD-ja do të marrë pjesë në zgjedhje me flamurin, logon, siglën dhe vendimin e gjykatës për të. Nëse Rama ka vendosur ta marrë peng, do të përballet me pasojat, bashkë me ata që i shkojnë nga pas”, deklaroi Berisha në A2 CNN.

 

Të fundit