Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Janë bërë hapa konkretë për bashkimin, ky proces ka tronditur thellë Ramën

Berisha: Janë bërë hapa konkretë për bashkimin, ky

Në mbledhjen e Kryesisë, kreu i demokratëve Sali Berisha ka folur për bashkimin e opozitës për të cilën  tha se janë ndërmarrë hapa konkretë.

Berisha shtoi se procesi i bashkimit nuk është i thjeshtë pasi kërkon të realizohet gradualisht.

Kryedemokrati tha se ky bashkim e ka tronditur thellë Ramën.

“Pra, situata është dramatike në të gjitha aspektet. Kontrolli kriminal i Edi Ramës forcohet çdo ditë e më shumë. Shpresë e vetme për të sotmen dhe të ardhmen e këtij kombi është opozita shqiptare, është PD.

Në përpjekjen tonë për të përmbushur misionin e vështirë në këto rrethana, ne kemi shpallur vendosmërinë tonë për hapjen dhe reformimin e mëtejshëm të PD. Për angazhimin e elitës së vendit në përpjekjet e kësaj partie. Kemi shpallur bashkimin e opozitës dhe në këtë aspekt, hapat konkrete janë shënuar.

Janë shënuar hapa konkrete me rezultate konkrete në bashkimin e deputetëve të PD, por edhe në bashkimin me aleatët tradicionalë të PD, të spektrit opozitar. Procesi i bashkimit nuk është një proces i thjeshtë, sepse nuk mund të ndodhë ndryshe veçse si një proces reflektimesh, si një proces i cili kërkon gradualitetin e tij, kërkon maturimin e tij.

Por e vërteta është se ky proces ka tronditur thellë Edi Ramën dhe e ka nxjerrë përsëri ashtu siç është, një armik i egër i opozitarizmit të vërtetë. Personalisht jam optimist për këtë proces. Personalisht jam i bindur se cilado të jetë manovra që do bëjë Edi Rama, qëndrimi ynë si opozitë e vërtetë do e sfidojë atë në mënyrën më të merituar”, deklaroi Berisha.

Të fundit