Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Karteli Troplini i paguan Ramës për portin e Durrësit 300 milionë euro në vit

Berisha: Karteli Troplini i paguan Ramës për portin e Durrësit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, për lidhje me krimin e organizuar dhe struktura të trafikut të drogës.

Berisha përmendi në deklaratën e tij kartelin “Troplini” dhe pretendoi se ekzistojnë pagesa të mëdha që lidhen me portin e Durrësit, duke folur për shifra deri në 300 milionë euro në vit. Sipas tij, këto fonde vijnë nga aktiviteti i trafikut të drogës dhe përfshijnë nivele të larta të korrupsionit.

Ai theksoi se krimi, droga dhe korrupsioni janë pengesa kryesore për integrimin europian të vendit, ndërsa premtoi masa të ashpra nëse forca e tij politike rikthehet në pushtet.

“Edi Rama vendosi lidhje organike me kartelet e drogës. U dha atyre portet, autostradat, pikat e kufirit. Ka të dhëna, të cilat sigurisht që duhen hetuar, por thuhet se karteli Troplini i paguan për portin e Durrësit 300 milionë euro në vit Edi Ramës, para droge. Sepse nga Durrësi nisen miliarda euro drogë në qytetet e tjera të Evropës.

Si thoshte Giuseppe Grillo, bosi kryesor i Ndraghetës në Italinë e veriut, po na shkatërrojnë shqiptarët me kokainën, thoshte, se po ua marrin të gjitha monopolet dhe në krye të këtij aktiviteti qëndron Edi Rama me suitën e tij.
Po, unë dje deklarova në mënyrë absolute zero tolerancë ndaj krimit dhe kudo që të jenë, nga Kejptauni tek Kampi Verior, nga çdo skaj në një skaj tjetër, ata do vijnë para ligjit në Tiranë, kudo që të ndodhen. Do shkojnë para ligjit të gjithë politikanët e krimit se u garantoj se ata janë më kriminelë se sa kriminelët e bandave apo të bodrumeve të karteleve”, deklaroi Berisha.

Të fundit