Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kjo bandë arriti të paimagjinueshmen, rekrutoi kryezbuluesin e SHBA

Berisha: Kjo bandë arriti të paimagjinueshmen, rekrutoi kryezbuluesin

Berisha nga Tepelena: Kjo bandë arriti të paimagjinueshmen, të rekrutojë kryezbuluesin e SHBA, McGonigal.

E para, t’ia bësh një vendi që të ka bërë aq të mira në histori, je më besëpreri i shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut gjer më sot.

Ky, duke na quajtur ne antiamerikanë, pse ne po mbronim vlerat e lirisë, vlerat e amerikanëve në Shqipëri, ky njeri nuk ka asnjë interes.

Ne kemi interesa kombëtare dhe forca e idealeve tona është e pamposhtur.

Ju garantoj se këtë revolucion do e fitojmë.

Misionarët nuk janë shumicë, por ata fitojnë, ata nuk humbasin. Ata nuk humbasin sepse sakrifikojnë.

Demokratët duhet të bindin çdo shqiptar se këtë betejë e kemi për çdo shqiptar.

Ndaj, të ecim të vendosur, të ecim të guximshëm, të sigurt drejt fitores që meritojmë.

A duhet të ngrihemi ne? Ne duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë.

Analistët rendin nga një ekran në një ekran tjetër që t’u mashtrojnë juve.

Zonja në SHBA e denoncoi Edi Ramën se ka darkuar në një lokal në Nju Jork me 10 mijë dollarë darka.

Dilte çakalli i tij e thoshte se ka kushtuar 100 dollarë. Me paratë e Ramës e thotë këtë.

Se vetë Rama ka bërë 137 udhëtime me aeroplan me dhomë gjumi, se lodhet shumë se ka marrë pjesë vetëm në 19 mbledhje qeverie. Të gjitha të tjerat i ka Ballukja.

Dhe del e thotë se këto udhëtime janë më të lira se të paraardhësit tim në linja private. Ndërkohë nuk e lejon komisionin hetimor për këtë çështje, se do nxjerrë se janë më shumë se 22 milionë euro shpenzime për udhëtime e vikende.

Këto ministra, 5 herë më shpesh shkojnë në Dubai se sa vijnë në Tepelenë.

Të fundit